Rama pranon "dështimin" e lejeve nga e-Albania dhe urdhëron policët: Jo gjoba!
Gjatë një bashkëbisedimi, mes Ramës dhe qytetarëvë nëpërmjet rrjetit social Facebook, kryeministri sqaroi problemin më sistemin e-albania.

Rama e pranoi se shumë qytetarë nuk kanë mundur të aplikojnë tek faqja qeveritare e-Albania, duke kërkuar nga Policia e Shtetit që sot dhe nesër të mos vendosin gjoba.

“Më lejoni t’ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pasur problem me E-Albania. Ka qenë një problem i lidhur me funksionimin e sistemit me kompani celulare.

Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë sa më sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe të mos aktivizojë menjëherë sanksionet duke pasur parasysh se në tërësi masat po zbatohen më së miri dhe ata pak të pabindur, ata pak të papërgjegjshëm, sidoqoftë janë problem.

Nuk e hedhim dot poshtë gjithë këtë përpjekje të jashtëzakonshme të të gjithëve ne bashkë që po bëjmë dita ditës,– tha ndër të tjera Rama. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2020, ora 20:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori