Rama paralajmëron luftë në 25 nëntor, për çfarë bëhet fjalë
Në seancën e sotme, kryeministri Rama paralajmëroi se në datën 25 nëntor do të vijë një platformë e re kundër krimit.

Sipas Ramës, kjo platformë do të do të godasë grupin "KÇK". Synimi është të goditet pasuria e siguruar në mënyrë të padrejtë.

Rama paralajmëroi se do të jetë një luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, dhe kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme

Fjala e Ramës
"Beteja jonë sot nuk është me Ilir Metën, beteja është më KÇK-në. Duhet vepruar një orë e më parë kundër KCK, duke nxjerrë në pah të gjithë përmasën e llumit që është kthyer në një shtupë që e pengon sot më shumë se asnjëherë rrjedhjen e lirë të ujërave drejt sistemit të drejtësisë. Ky është një tjetër motiv për ne, të shpejtojmë dhe përshkallëzimin e luftës ndaj KCK-së mos e lëmë thjesht dhe vetëm në radhën e pritjes së Vettingut por ta nisim dhe ta shoqërojmë njëkohësisht me një përshkallëzim të luftës kundër krimit të organizuar.

Ata që kanë marrë dënim për krime të rënda të lidhura me veprimtari kriminale më shumë se sa një vrasje, ata që janë akuzuar për krim të organizuar dhe për krime të rënda të asaj natyre dhe që nuk janë dënuar si rezultat i atyre prokurorëve e gjykatëseve që e kthyen drejtësinë në një pazar, duhet të kthehen një orë e më parë në shënjestrën tonë. Nuk mundet më që ata nga njëra anë, dhe këta të tjerët nga ana tjetër, KCK t’i gëzojnë pasuritë e tyre. Ofensiva ndaj pasurive të tyre do të jetë thelbi i një procesi pa kthim që do duhet dhe do të nisë një orë e më parë.

Kam qenë këtu kur fola për rastin skandaloz të Durrësit dhe u zotova se do t’i sjell kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për tu miratuar dhe për tu kthyer në platformë lufte ndaj krimit dhe KCK-së. më 25 nëntor unë do t’i prezantoj publikut shqiptar këtë platformë.

Do të jetë sfida e vërtetë e këtij kuvendi, që do ndajë ata që janë gati për ta shpallur këtë luftë ose jo. Do të jetë një luftë që nuk është parë ndonjëherë në Shqipëri, dhe kemi nevojë për mbështetje të gjithanshme”, tha Rama.



Shtuar më 15/11/2019, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori