Rama poston pamje të forta për COVID-19 dhe "kërcënon" qytetarët: Dilni, dilni xhiro nesër (VIDEO)
Kryeministri Rama ka lajmëruar prej më shumë se një jave popullin të bëjë kujdes ndaj virusit vdekjeprurës Covid-19 dhe të izolohet në shtëpi, duke shmangur çdo dalje të panevojshme.

Qeveria ka marrë masa për situatën e krijuar në vend, ndërsa ditën e sotme doli në qytet edhe ushtria, për të vënë rendin për qytetarët që nuk zbatojnë masat parandaluese.

Kryeministri Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video të një pacienteje nga Londra, e cila tregon si është gjendja e saj për shkak të virusit.

“🔴 39 VJEÇ

🔴 NË LONDËR

🔴 SHIKOJENI DHE DILNI XHIRO NESËR SE DO JETË KOHË E BUKUR😡”- shkruan Rama krahas postimit.
Shtuar më 20/03/2020, ora 23:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori