Rama: Polonia, mbështetësja më e madhe për çeljen e negociatave
Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në Varshavë ku ka takuar homologen e tij polake.

Gjatë një konferencë për shtyp, Rama tha se Polonia është një ndër mbështetësit më të mëdha që Shqipëria të çelë negociatat për anëtarësim në BE në 6 mujorin e parë të vitit 2018.

Kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, gjatë takimit shprehu bindjen se Komisioni Europian do të njohë progresin e reformave të Shqipërisë, duke hapur bisedimet për anëtarësim në BE.

“Kryeministrja shprehu gatishmërinë për të na ndihmuar në fusha ku Polonia e rilidnur pas diktaturës komuniste dhe tanimë e integruar tërësisht në BE ka hedhur hapa të jashtëzakonshëm.

Turizmi si një nga pikat më domethënëse të zhvillimeve të kohëve të fundit, dua të ndaj me opinionin publik polak faktin se në periudhën janar-tetor të këtij viti Shqipërinë e kanë vizituar 74% më shumë turistë polakë se sa vitin e shkuar dhe në këtë konteksti kam kërkuar kryeministres polake te flase me kompanine e fluturimeve per te pare mundësinë e vendosjes së një linje direkte e cila patjetër do sillte përfitueshmëri të lartë dhe reciproke në këtë drejtim.

Polonia do jetë një ndër mbështetësit e mëdhenj të celjes së negociatave në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm” /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori