Rama-policise: Mos provokoni protestuesit
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama duke e cilësuar bllokimin e rrugëve ditën e sotme si një manifestimim simbolik i dëshmisë së solidaritetit me grevistën i bëri apel policisë së shtetit të mos provokojë protestuesit.
Sipas tij në ato vende ku policia nuk ndërhyri protestat u bënë në mënyrë paqësore duke theksuar se protestat nuk bëhen kundër policisë dhe shtetit por kundër pushtetit.
"Kjo nuk është një protestë kundër shtetit por kundër pushtetit që ka marrë peng liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, që ka mban peng kutitë ku është fshehur arma që vrau zgjdhjet e shkuara dhe po përpiqet të vrasë edhe zgjedhjet e ardhshme" theksoi Rama.
Rama gjithashtu duke i cilësuar protestat në rrethe si një rezistencë paqësore dhe një lëvizje europiane theksoi se këto protesta kërkojnë ti hapin Shqipërisë rrugën e zhvillimit me bindjen se zhvillimi buron nga liria e garantuar.
"Manifestimet tona janë të një shpirti opozitar që nuk jepet dhe që qëndron i palëkundur por që mishërohet përmes qytetarëve që nuk kanë në duar gurë por që dalin në rrugë në shenjë solidariteti me këtë grevë" theksoi Rama duke shtuar se zemra që rreh në këtë çadër pulson në të gjithë Shqipërinë.
Shtuar më 11/05/2010, ora 21:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori