Rama: Policia do të mbrojë Shqipërinë nga shëmtimi
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se pasuria më e madhe e Shqipërisë është bukuria e saj. Duke folur gjatë një takimi me krerët më të lartë të policisë, kryeministri u shpreh se tashmë Policia e Shtetit do të mbikëqyrë të gjitha rastet që lidhen me krimin mjedisor.

“Ky është një takim i pazakontë për një situatë të jashtëzakonshme, pasi asnjë herë policia e shtetit nuk është angazhuar kundër formës më të egër, që është kriminaliteti mjedisor. Sot jemi këtu, pasi qeveria shqiptare ka sanksionuar fal mbështetjes që ka mbarë në Kuvendin e Shqipërisë detyrimin e Policisë së Shtetit për të ndalur krimin mjedisor, si me çdo krim tjetër të rëndë. Si me çdo krim të rëndë që parashihet nga kodi penal. Dua ta shfrytëzoj këtë rast, për një falënderim për të gjitha forcat e policisë që u angazhuan gjatë sezonit turistik. Anketimet tona dhe mendimet e qytetarëve, dëshmojnë se ky angazhim, duke çuar këtë sezon me 30 për qind më pak vrasje. Për më tepër, ja vlen të theksohet se ka një ulje me 75 për qind të vjedhjeve. Kemi hedhur një hap të parë, të kufirit Kosovë-Shqipëri, e kemi kthyer në një kufi inekzistentë. Do përgatitemi që kufiri të jetë i lirë dhe mjetet të qarkullojnë pa asnjë kontroll. Nga ana tjetër, aksidentet rrugore janë ulur me 22 për qind, është një shifër shpresëdhënëse, siç është përmirësimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte ku thërret qameti. Kemi rritur numrin e vizitorëve, në mbi 1 milionë e 200 mijë turistë të huaj. Ka një faktor tepër të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me përpjekjen tonë të përbashkët si shoqëri, dhe si Polici e Shtetit, për të mbrojtur Shqipërinë nga shëmtimi. Pasuria më e madhe e Shqipërisë është bukuria e saj. Kapitali i dytë për nga rëndësi, pas kapitalit njerëzor, është territori, bukuria, larmia dhe gjithë pasuritë që ky territorit ka.”-tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori