"Rama po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon"
Pasi Çako apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e pezulloi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Basha e ka drejtuar gishtin ndaj Ramës si përgjegjësin kryesor.

“Kryeministri po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon, sepse përgjimet janë një kërcënim i vërtetë dhe se e vërteta do të zbardhet”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Kërcënimi i Ramës dje nuk u bë në emër të Saimir Tahirit, por është një investim i drejtpërdrejtë vetëmbrojtjeje”, tha Basha.

“Dhe sa larg mund të shkojë ky kryeministër për të mos zbardhur të vërtetën dhe për të mos bërë drejtësi, këtë po e shohim”, shtoi ai.

Kreu i PD i bëri thirrje kryeministrit edhe për të votuar Reformën në Drejtësi. “Dua ti bëj një thirrje sot të votojë Reformën në Drejtësi siç e kemi paraqitur me opsionet e rakorduara me Venecian. Opozita ka pranuar një nga versionet e Venecias. Nëse ka garanci më të mëdha se këto, jemi gati ti pranojmë”. /albeu.com/


Shtuar më 08/06/2016, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori