Rama: Po dhurojmë gjakun që ia kemi "pirë" popullit
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama dhe stafi i tij kanë dhuruar gjak sot në ambientet e Kryeministrisë.

“Është një akt sensibizimi për shpëtimin e jetës. Është një situatë e vështirë për fëmijët që kërkojnë gjak.

Taulant Balla do organizojë një seancë dhurimi gjaku të deputetëve, pasi balancon atë idenë që ne ‘pimë gjak’ prandaj duhet të japim gjak.

Duke parë sa gjak mungon në fund do ia marrim cdo ministri për të plotësuar detyrimet e PS për institutin e dhurimit të gjakut”- tha Rama./albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori