Rama pezullon zbatimin e planeve vendore deri pas zgjedhjeve të 2015-ës
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pezuillimin e të gjithë planeve vendore të miratuara deri më tani deri pas zgjedhjeve të 2015-ës. Duke folur gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, kreu i qeverisë deklaroi se ky këshill do te pezulloje dhëniet e lejeve të reja zhvillimore nga autoritetet vendore deri pas zgjedhjeve të 2015.

“Ky është një vendim qe do te merrej edhe pa ndarjen e re administrative ne kushtet kur eksperienca e tregon që interesi i fazës së fundit të mandatit ka sjellë plage shumë të mëdha, kemi raste flagrante të lejeve të dhëna para e gjate fushatës nga autoritete vendore te papërgjegjshme. Mjafton të shohim vijën e bregdetit e të bëjmë përputhje të shëmtive që shohim për të kuptuar se pjesa më e madhe e shëmtimit ka ardhur si rezultat i dorëlëshimit të periudhës para e gjatë zgjedhore. Pezullim lejeve të reja zhvillimore dhe planet e detajuara vendore deri ne konstituimin e organeve përfaqësuese në zgjedhjet e vitit 2015″- bëri me dije Rama gjatë fjalës së tij.

Nisma që do ndërmarrë qeveria, sëbashku me Këshillin Kombëtar të Territorit është procesi i frenimit të këtij fenomeni, ku një efekt pozitiv do sjell ndarja e re administrative.

"Një fenomen dramatik ka shoqëruar Shqipërinë në gjithë këto vite, që është fenomeni i shkatërrimit të burimeve tona të burimeve strategjike, që janë territori dhe gjithë pasuritë natyrore. Fokusimi nga njëra anë do jetë tek pjesa që ka të bëjë me frenimin e inercisë që ka kapur këto vite, me vendimmarrjen e njësive vendore, të cilat janë përgjegjëse për këtë shkatërrim." vijoi me tej Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori