Rama përuron shtëpinë e Fishtës, por nuk kursen ironitë: Emri i tij u përdor si dekoratat që jep Meta
Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës, nuk lë pa ironizuar Presidentin Ilir Meta.

A tha se emri i Fishtës është përdorur në vitet e demokracisë, si dekoratat që jep Presidenti Meta.

Sipas kryeministrit Edi Rama edhe në kohën e komunizmit u përdhos varri dhe eshtrat e Fishtës. Rama thotë se Fishta dhe Naimi janë dy krenat e shqiponjës.

“Sot para se të vija këtu në fakt rrugës shkruaja një tekst të shkurtër për ditëlindjen e Fishtës duke kujtuar faktin që vdekja e Naimit dhe lindja e Fishtës janë si të vendosura me dorë pranë njëra-tjetrës në një rend kronologjik që nuk është thjesht kalendarik, por edhe një rend përbashkues që janë të ngjashëm. Janë të ngjashëm në shërbesën e tyre ndaj kombit dhe vendosjen e shpirtit dhe fjalës.

Janë si dy krenat e shqiponjës për gjuhën tonë, njëri gegë e tjetri toskë. Dy përçues të gjuhës që iu referuan dy partiturave të ndryshme, krijuan muzikë të ndryshme, por kanë një lidhje të ndjeshme.

Ndërkohë këtu do të doja të kujtoja një fakt, faktin e poshtërimit të Fishtës për shumë kohë nga ata të cilët duke mos mundur t’ja shkatërronin lahutën, edhe pse ja kyçen dhe e bënë shumë të vështire për ne që ta preknim, i përdhosën varrin dhe eshtrat.

Fatkeqësisht gjerat për Fishtën nuk shkuan mirë as kur ndryshoi regjimi. Emri i tij u përdor si këto dekoratat që shpërndahen sot, që janë dekorata për ata që ja japin vetes, për ti dhënë një fuqi imagjinare mbi të tjerët.

Kështu Fishta u fut në të gjitha gojët e atyre që u sollën si përulësit e lirisë dhe demokracisë. Në fakt gurët e shtëpisë së tij u morën kur emri i tij u rikthye në skenë si një pikë referimi”, tha kryeministri Edi Rama.
Shtuar më 23/10/2020, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori