Rama përshëndet fitoret e PS-së
Në një konferencë për shtyp, Kryetari i PS, Edi Rama ka përshëndetur fitoren e arritur sipas tij në zona që vite më parë konsideroheshin bastione të PD.

Fitoret e sotme kanë qenë spektakolare dhe gjerdani vazhdon të zgjatet. Falenderoj publikisht të gjithë fituesit dhe do të doja të fokusohesha tek ata të një sërë bashkish, duke e nisur nga fituesi i Fushë Krujës. Jam i bindur që qytetarët kanë bërë një investim të sigurtë për Gjon Bardhin. Gjithashtu përshëndes fitoren në Divjakë, Gjirokastër, Këlcyrë, Memaliaj, Gramsh, që deri më sot janë mbajtur pa asnjë sukses nga rivalët e dështuar, si dhe në Ballsh, Tepelenë, Ersekë, Krumë, Përmet dhe surprizën në Himarë”, ka deklaruar Rama.

Sipas liderit të opozitës, PS ka fituar gjithashtu në Pogradec, Elbasan, Lushnje, Korcë dhe në vecanti në Lac, “pas një ndasie 20-vjecare”, si dhe në disa komuna të Shkodrës.
Shtuar më 09/05/2011, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori