Kryeministri i Shqipërisë Edi
Rama ka përshëndetur miratimin e demarkacionit të kufirit mes
Kosovës dhe Malit të Zi, në parlamentin kosovar gjatë mbrëmjes së sotme.
“Super
Kosova. Vota për
demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta.Tani Bashkimi
Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e
Kosovës” – shkruan
Rama në rrjetet sociale. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018,
ora 19:30