Kryeministri
Rama i është qasur në një formë tjetër çështjes së akuzave ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman
Rraja.
Ndryshe nga më parë kur akuzonte mediat dhe politikën se po baltosnin Rilindjen e tij, kësaj radhe
Rama ka zgjedhur rrugën e të prekurit të zemrave të shqiptarëve me historinë e dhimbshme të deputetit
Rraja, i cili sipas tij ndodhet pranë
shtratit të
spitalit me bashkëshorten e sëmurë.
“Sot, djali i një deputeti është në burg. Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment tejet të vështirë, pranë
shtratit të
spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen dhe natyrisht, edhe si baba, me një djalë që është aty ku e meriton të jetë”- tha
Rama duke vijuar se nga pamjet e kamerave të komisariatit të Fushë-Krujës nuk duket të kenë qenë të pranishëm ditën kur bëhen akuzat as Taulant Balla dhe as Rrahman
Rraja.
Shtuar më 09/10/2018,
ora 09:55