Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Rama përgjigjet për vonesën e pagave të pedagogëve: Ishte një sfidë
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është takuar sot me Senatin e Universitetit të Tiranës.

Rikujtojmë që pak ditë më parë, universitet publike u përfshinë nga një krizë për shkak të bllokimit të pagave të pedagogëve.

Po kryeministri Edi Rama e ka quajtur këtë vetëm një sfidë me të cilën sipas tij po përballet qeveria.

"Vonesa e pagave është shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe futur në legjislacion, sepse na ka krijuar si qeveri një debat midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar

Ministria e Arsimi me të drejtë këmbëngul se granti trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë universiteti, por Ministria e Financave thotë po se çdo vit duhet të miratohet.

Ky është një debat i përjetshëm dhe u deshën disa ditë më shumë se normalisht për t'i hapur rrugën dhe rruga e zgjidhjes është se fondet e Universitet trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti i Ministrisë së Financave.

Pyetja është se "ti si kryeministër paske qënë me këtë bindje?!"

Çdo debat brenda qeverisë duhet të shkojë deri në fund dhe në këtë rast pati një kosto dhe kosto politike më shumë se duhet në këtë rast. Edhe ne qeveria patëm nëj sfidë me një reformë rrënjësore që ka përmbytur sistemin e të qënit universitet publik në Shqipëri.

Tani çështja u zgjidh dhe nuk do të jetë problem. Por brenda saj ka një çështje tjetër që do të jetë problem sërish dhe nuk do t’i fshihem...." shtoi Rama në vazhdim. /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2018, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori