Rama përgadit fundin e Berishës? Kërkon me urgjencë Haxhian në Shqipëri
Në Ambasadën e Shqipërisë në Ankara ka mbërritur shkresa e Ministrisë së Drejtësisë ku kërkohet ekstradimi i Izet Haxhisë.

Mësohet se shkresa mban firmën e ministres Etilda Gjonaj, ku kërkohet përshpejtimi i procedurave në një kohë sa më të shpejtë për ekstradimin e ish-truprojës së ish-presidentit Sali Berisha.

Rikujtojmë se Haxhia u dorëzua vetë në policinë turke për t'u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Ish-truproja e Berishës është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Rikthimi i Haxhias në Shqipëri dhe hapja e dosjes "Hajdari" do të rikthejë në vëmendje një ndër vrasjes më të komentuara në Shqipëri.

Ekstradimi me urgjencë i Haxhias është parë si "kërcënim" i hapur për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është akuzuar për vrasjen e Hajdarit. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2018, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori