Rama për turizmin: Ende larg mundësive e shërbimeve
Pëlqej
Numri i turistëve të huaj në vendin tonë është rritur ndjeshëm këtë vit por kryeministri Edi Rama nuk është ende i kënaqur me numrin e turistëve që kanë ardhur këtë verë në Shqipëri. Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se gjatë këtij viti qeveria ka punuar për më shumë pastërti në plazhe ndëkohë që vitin tjetër transformimet do nisin të jenë më të prekshme.

“Rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj këtë vit, po jemi ende larg numrit që mund të arrijmë dhe mundësive e shërbimeve që duhet të ofrojmë. Për këtë vit mund të arrinim vetëm shumë më tepër pastërti në plazhe, e po e bëjmë. Vitin tjetër transformimet do nisin të jenë të prekshme”, shkruan Rama i cili ka zgjedhur Vlorën për të pushuar disa ditë me familjen. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori