Rama për rindërtimin: Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq, po ngrihemi më lart nga sa ishim
Kryeministri Edi Rama ka folur nga ‘5 Maji’ për procesin e Rindërtimit, ku sipas tij tërmeti që mori 51 jetë nuk solli vetëm të këqija. Sipas Ramës qeveria reagoi në kohë, dhe tashmë po punohet që vendi të jetë dhe më mirë nga sa ishte para se vendi të goditej nga tërmeti.

Rama tha se në zonën e ‘5 Majit’, pronat do të vlerësohen edhe më shumë, dhe do të bëhet një nga lagjet model në Tiranë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot procesi i Rindërtimit hyn në një fazë të re, me çeljen e kantierit të parë të madh të kryeqytetit, që nuk janë thjesht një përgjigje për familjet që humbën strehat e tyre, por reagim për një krizë që është shkaktuar nga natyra në funksion të së ardhmes.

Ka dy mënyra për ta përballuar një krizë, e para është për ta përballur si një shfaqje të momentit, dhe për ta kuruar plagën momentalisht, dhe e dyta për ta parë si një mundësi pët tu ngritur më lartë, sesa ishim para se kriza të shfaqej.

Nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, kjo e keqe ishte shumë e madhe për ato familje që humbën fëmijët e tyre, dhe më pas për të gjithë ata që humbën strehën, por e rëndësishme është që ne po ngrihemi më lart sesa ishim para se kjo të ndodhte. Kjo zonë do të jetë kënaqësi që të jetosh, dhe nga ana tjetër vlera e pasurisë së patundshme do të jetë shumëfish më e lartë nga sa është sot këtu.
Shtuar më 30/10/2020, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori