Rama i është përgjigjur sot deklaratave të presidentit Ilir
Meta, mbi mundësinë për vetëshpërndarjen e parlamentit.
Meta tha se edhe me tanke të vijë maxhoranca në Presidencë, ai nuk mund të shkarkohet, madje shtoi se bashkë me
popullin, për të mbrojtur Kushtetutën, do të shkarkojë ata që po përpiqen të realizojnë një "grusht shteti".
Rama ironikisht tha se “çdo gjë pret nga
Meta”, deri edhe te “mbyllja e të gjitha kufijve”.
Lidhur me pretendimin e Presidentit se ka me vete
popullin, për të shpërndarë Kuvendin, kryeministri
Rama, u shpreh: Po
popullin ku e ka ky, në WhatsApp?
Siç dihet maxhoranca pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, mori nismën për shkarkimin e Presidentit
Meta. Nisur nga deklaratat e fundit të Metës, kryeministri
Rama, si një përgjgije tha se: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak…
Por ironinë e Ramës shkuan edhe më tej.
"Tashi, fallxhoret që ka
presidenti unë nuk i kam, dhe nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga
presidenti pres gjithçka, edhe të … mbyllë të gjitha, kufijtë.
Por a është
Meta tani
presidenti më i mirë, që është zgjedhur, siç pretendonte
Rama dikur?
"Më i miri i mundshëm në ato kushte dhe më i miri ishte për opozitën, për Shqipërinë jo", tha
Rama.
Shtuar më 18/02/2020,
ora 22:51