Rama për dorëheqjen e Visho Ajazit: Erdhi në zyrë dhe mu lut
Pëlqej
Kryeministri Rama i ftuar në News 24 ka sqaruar edhe dorëheqjen e Visho Ajazit.

Sipas tij largimi ka ardhur me dëshirën e Ajazit për një post në NATO.

“Ajazi ka ardhur tek unë para disa muajsh, dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO, pasi NATO kishte hapur një konkurs për Shef programesh për mbrojtjen Kibernetike, dhe ai ka kërkuar një referencë nga qeveria shqiptare. Natyrisht erdhi që koha e tij në detyrë ishte drejt përfundimit. Për në është krenari që një shqiptar të marrë një pozicion për në NATO.

Historia e largimit e Ajazit nga SHISH ka nisur me iniciativën e tij. Unë nuk do isha dakord që shefi i SHISH të ishte në rrugë dhe i papunë. Visho Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqjeje, që unë nuk e kam bërë publike.

Letra e tij është vërtetë për tu respektuar, duke e shpjeguar shumë qartë pse ai donte të largohej. Nuk ka qenë absolutisht një pazar. nuk kam asnjë detyrim. por si kryetar i kësaj qeverie kam detyrimin që kreu i Shërbimit të mos ishte një personazh rruge. Prandaj i kam propozuar këtë detyrë.”-ka qenë kjo deklarata e kryeministrit Edi Rama.
Shtuar më 14/11/2017, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori