“Tregoni më shumë respekt”, Mesut Ozil në mbrojtje të Cristiano Ronaldos

Emri i Cristiano Ronaldos ka bërë shumë zhurmë kohët e fundit, aq shumë sa është diskutuar çdo ditë nëpër mediat e ndryshme botërore.

Pak ditë më parë, Ronaldo u diskutua përsëri për çështjen e qëndrimit në stol me kombëtaren e tij.

Sulmuesi portugez është përfshirë në një tufë polemikash të vazhdueshme javët e fundit, gjë që kritikat kanë qenë të shumta ndaj tij të cilët e kanë goditur shpesh. Një nga personat e paktë të cilët i ka dalë në mbrojtje CR7 është Mesut Ozil.

Përmes llogarisë së tij personale në “Twitter”, futbollisti gjerman shkroi: “Vërtet nuk e kuptoj nga vjen ky negativitet i vazhdueshëm nga shtypi për Cristianon. Mediat thjesht po përpiqen të marrin klikime, dhe ekspertët që nuk kanë më karrierë thjesht duan të tërheqin vëmendjen me emrin e tyre të madh dhe përpiqen ta bëjnë atë të duket keq. Të gjithë tifozët e futbollit duhet të jenë të lumtur që e kanë parë atë të luajë futboll të klasit botëror për 20 vjet. Të gjithë duhet të tregojnë më shumë respekt për një prej sportistëve më të mëdhenj në historinë e sportit…”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 14:05

Tags: ,