Berisha: Jam përballur me Ronaldon e Benzeman, por ja kush mbetet sulmuesi më i vështirë

Etrit Berisha u transferua te Torino verën e kaluar. Rikthimi në Serie A nuk nisi mirë për kapitenin e kombëtares shqiptare, me trajnerin Ivan Juric që preferonte Vanja Milinkovic-Savic mes shtyllave, por gardiani ynë shumë shpejt u bë numri një – duke lënë serbin në stol.

Ai thotë se në Torino ndjehet mirë pasi aty luan edhe një shqiptar tjetër, Mërgim Vojvoda i cili po kalon një periudhë të mirë.

Megjithatë ai shton më tej se momente shumë të mira në karrierë pos Kombëtares ka kaluar edhe me skuadrën e Atalantës, me të cilën kanë arritur shumë.

Në një intervistën për RTV Dukagjinin, Berisha thotë se ndër përballjet më të vështira në karrierë llogaritë ato me Higuainin.

“Ai ka pasur një teknikë dhe përfundim të aksionit që te tjerët nuk i kam parë. Kam luajtur edhe kundër Ronaldos, Benzemas apo Lewandowskit, por sulmues tipik si nuk më ka rastisur të takojë”, deklaroi ndër të tjera portieri i Torinos.