Punonjësit e mirëmbajtjes kanë filluar pastrimin e dritareve të godinës së Kryeministrisë. Dy
dritaret e para të zgjedhura janë pikërisht ato të kryeministrit Edi
Rama, të cilat, siç shihen edhe nga sfondi janë të ndriçuara.
Me rregullimet e godinës së Këshillit të Ministrave është përkujdesur vetë kryeministri
Rama, pavarësisht impenjimeve të tjera të punës së përditshme.
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë do të inspektonte personalisht punimet për restaurimin e skulpturave që ndodhen në godinën e rëndësisë së veçantë. /Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2014,
ora 18:53