Rama takon Topin: Do bashkëpunojmë
Rama pas takimit të mbajtur sot me Bamir Topin është shprehur se mes PS dhe FRD ka hapësira për bashkëpunim. “Ky është një rast specifik, pasi bëhet fjalë për një parti të pozicionuar qartazi djathtas dhe në një pozicion opozitar të moderuar. Unë besoj që normaliteti i këtij vendi do të ishte që takime dhe komunikime etike në rrafshin e shqetësimeve të përbashkëta, të bëheshin edhe mes partive të mëdha. Ne mendojmë se ka hapësirë, pasi bëhet fjalë për zgjedhjet vendore dhe eksperiencat e vendeve të tjera tregojnë se këto bashkëpunime në nivelin vendor, në funksion të qeverisjes kanë funksionuar, por kërkohet edhe një qasje e ndryshme nga pikëpamja politike”, ka deklaruar Rama në një deklaratë për mediat.

Për Ramën, ky takim ka qenë një bisedë e hapur. “Kemi mundur të identifikojmë pika e shqetësime të përbashkëta që kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të jetuar në një politikë në rrafshin e reformave dhe qasjeve ndaj reformave që kanë të bëjnë me shtet formimin, reformën në drejtësi dhe nga ana tjetër, për të parë se si mund të kemi një bashkëpunim në këto zgjedhje vendore.

Gjithçka ngelet për tu parë në ditët në vijim, por ky bashkëpunim ngelet një shembull pozitiv për politikën dhe shoqërinë shqiptare, e cila pret më shumë punë”, u shpreh më tej ai. /albeu.com/


Shtuar më 03/04/2015, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori