Rama: Pas 28 qershorit, fitojne qytetaret
Albeu.com
Kreu socialist, Edi Rama, deklaroi se pas 28 qershorit Shqiperia do te qeveriset ndryshe ne nje vend ku nuk fitojne politikanet, po qytetaret. Duke kerkuar t'i jepet fund politikes se vjeter te llogoreve kunder ...... njeri-tjetrit, Rama theksoi se qellimi eshte qeverisja e qytetareve, me qytetaret dhe per qytetaret.

"Ne 28 qershor do te nise historia e aleances mes fermerit dhe shtetit, mbi bazen e interesave reciproke. Duhet t'i jepet fund diskriminimit te njerezve ne fshat, te cilet ndjehen te harruar", u shpreh Rama.

Rama ngriti gishtin e akuzes ndaj kryeministrit Berisha, per te cilin tha se nuk ka bere asgje per token bujqesore ka thelluar varferine, ndersa ka harruar se femije anekend Shqiperise braktisin shkollen per shkak te saj.

"28 qershori do te jete fundi i kesaj perpelitjeje 18-vjecare. Ne do te sigurojme zbatimin e ligjit 7501 qe ka 18 vjet qe nuk po gjen zgjidhje finale", u shpreh Rama.

Duke prekur sektorin e shendetesise, Rama theksoi se me ardhjen ne pushtet, qytetaret do te kene sherbimin e merituar, trajtimin e shumepritur neper spitale, ku sot ka vetem harrese dhe lenie ne meshire te fatit.

Ndersa per arsimin, Rama akuzoi kryeministrin si pergjegjes per kthimin e analfabetizmit per shkak te varferise ne qytet apo ne fshat.

"Figura e mesuesit eshte poshteruar, eshte ulur ne menyren me te shemtuar, ndersa ky profesion i nderuar preferohet gjithnje e me pak nga te rinjte. Me mesuesit dhe prinderit do te krijojme nje aleance dhe do te punojme fort per t'i dhene Shqiperise shkollat qe i takojne dhe per ta cuar vendin perpara", u shpreh Rama.

Ndersa mjedisi, mbrojtja e hapesirave eshte perparesi e qeverisjes se perbashket qe Rama premton te kete me qytetaret.

"Do ta pastrojme Shqiperine nga plehrat e kudondodhura qe japin shembullin me te keq per femijet tane, qytetaret e ardhshem te BE-se", u shpreh Rama.

Kreu socialist theksoi se qeveria e re do te perkrahe investimet e huaja, po nuk do te lejoje shfrytezimin e truallit te Shqiperise per projekte 'rrangalle' qe demtojne ambientin, duke marre shembull idete e fundit per ndertimin e nje centrali berthamor ne Shkoder.

"Nga takimet qe kam patur me njerezit nga veriu ne jug kam kuptuar se Shqiperia reale eshte pertej te majtes dhe te djathtes. Problemet jane pertej ndasive partiake dhe ne do te bejme me te miren tone per te hequr blozen me te cilen nxin Berisha", tha Rama.

Kreu socialist u shpreh i bindur se ne 28 qershor do te marre voten e te gjithe popullit te Shqiperise, pasi vendi nuk do me Gerdecin, por cdo qytet e fshat do te behet si Tirana, ku si kryetar bashkie Rama eshte konfirmuar tre here.

"Ne 28 qershor ndahen dy rruge, njera te con te politika e vjeter dhe ne anen tjeter shkohet drejt historise se re. Ju ftoj ta ndermarrim kete rruge dhe te shkruajme nje faqe te re historie, ku forca e njerezve te ndershem do te fitoje mbi arrogancen. Ne do te fitojme sepse Shqiperia nuk mund te humbase", u shpreh Rama. (tch)
Shtuar më 17/05/2009, ora 03:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori