Rama paraqet programin qeverises te PS-se
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë të ditur para pak minutash programin e kësaj partie, me të cilin do të shkojë në zgjedhje. Sipas Ramës, programi është hartuar dhe asistuar deri në detaje nga ekspertë dhe intelektualë evropianë dhe amerikanë.“Qëllimi ynë nuk është të shkruajmë një program premtimesh për të marrë votat, por një program për të qeverisur vendin”-theksoi Rama nga selia e Partisë Socialiste.

Ai nënvizoi se programit prej 1 mijë faqesh do t’i paraqitet publikut që prej ditës së nesërme. Kreu socialist tha se në program parashihet një plan prej 100 masash për reformimin e qeverisjes.
Ai ka radhitur një sërë fushash, ku do të ndërmerren reformat nëse PS-ja merr pushtetin në zgjedhjet e qershorit.

Rama tha se programi do të paraqitet para elektoratit shqiptar në të gjithë territorin e vendit. “Ne jemi të përgatitur të formojmë në qeveri të strukturuar përmes këtij programi”-theksoi Rama, duke shtuar se programi është për të gjitha ministritë.

Kryesocialisti Rama tha se në qeverisjen e re do të merren masa edhe ndaj krizës ekonomike. “Sali Berisha nuk janë përgjegjës për krizën ekonomike botërore, por janë përditë përgjegjës për mos marrjen e masave dhe fshehjen e saj”-tha më tej ai. (start)
Shtuar më 13/04/2009, ora 19:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori