Rama paralajmëron reformë të thellë në sistemin e drejtësisë
Pëlqej
Kryeminitri Edi Rama paralajmëron një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë në muajin shtator. Në një intervistë për A1 Report, kreu i qeverisë tha se nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë reformë që s’ka nisur, pasi sipas tij nuk kemi të bëjmë me një grup, por kancer që luftohet me kimioterapi dhe jo me aspirina

“Pa asnjë dyshim refoma në drejtësi është një domosdoshmëri për të rritur besueshmërinë e vendit dhe për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe gjithë BE-në. Reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do të zhvillohet mbi bazën e vetëdijes se kemi të bëjmë me një kancer jo me një grip dhe kanceri luftohet me kimioterapi dhe jo aspirina. Kush mendon të kundërtën na vjen keq po nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi mundësi ta dëgjojmë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë është treguar i prerë edhe ndaj qëndrimit që po mban opozita në lidhje me Kuvendin, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk do të jetë bebisiteri i opozitës. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori