Rama paralajmëron bizneset: Mos luani me taksat se ju gjen belaja
Një aksion i madh është realizuar ditën e sotme, ku sipas raportimeve kanë rënë në pranga 13 persona ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Aksioni ndaj këtyre personave ka ardhur pasi ata janë të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Pas këtyre arrestimeve ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, ku me anë të një statusi në Tëitter, shkruan:


“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja.”– /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori