Rama paralajmëroi legalizimin e kanabisit, ish-deputeti: Gjethja e tij e fikut
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas distancimit të BE-së, nga hartimi i draftit për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.

Në një postim në Facebook, teksa ka falënderuar BE për qëndrimin, Shehu ka kërkuar nga Rama që të tregojë se kush janë specialistet ndërkombëtarë me të cilët diskuton draft planet që i paraqet shqiptarëve.

Ish-deputeti thotë se përdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental dhe merr si shembull Italinë që e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.

Reagimi i plotë:

Kanabisi “mjekesor”, gjethja e “fikut” per “Republiken e Kanabisit!

Kryeministri e permendi perseri sot kete duke tentuar te involvoje edhe institucionet e BE, te cilat i falenderoj per distancimin e qarte qe shpejt deklaruan.

Ne keto kushte Kryeministri duhet te na thote kush jane “specialistet” e huaj me cilin eshte keshilluar, qe sic duket i perputhen interesat (se ata ketu i dime se kush jane).

E degjuam kete “perkufizim” me 2015 nga po “specialiste”, perfundimin e pame te gjithe: kanabizimi i vendit, forcimi ekstrem i krimit, kriminalizimi i institucioneve e perfshirja e plote e tyre, trafiqe, terrorizimi i fshatareve, me masakrimin e procesit te votimit me 2017!

Dhe sot kemi nje “deja vue”, fotokopje te cfare ndodhi me pasoja katastrofale per rendin, ekonomine, demokracine e ketij vendi, pikerisht kur po afrohen zgjedhjet.

Se pari duhet te kemi te qarte se perdorimi mjekesor i kanabisit eshte eksperimental, psh Italia e ben vetem per kerkim shkencor ne sasi shume te vogla, te deleguar ushtrise e pa asnje peshe ekonomike.

Ne Shqiperine tone ku grupet kriminale komandojne te hapesh nje proces te tille do te thote te na kthesh ne “Republiken e kanabisit”.

Une po ju paralajmeroj, rreziku qe na kercenon eshte i madh, tymi i tij do te kundermoje kudo, krimi e trafiqet do te lulezojne, por jo vetem, edhe ekonomia do te goditet rende, per te mos folur per demokracine.
Shtuar më 09/05/2020, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori