Rama: Organizatat rinore, jetësore në politikë
Rama e ka konsideruar rininë Eurosocialiste si një forcë të madhe e cila mund të sjellë ndryshim. Në fjalën e mbajtur në Kongresin e Internacionalistes së të rinjve socialistë, që po mbahet në Shqipëri, Rama ka thënë se organizatat rinore janë jetësore në politikë.

"Unë mendoj se duke ardhur këtu dhe duke zhvilluar kongresin tuaj, po na ndihmoni që të rinjtë tanë të mendojnë si të forcojnë bashkëpunimin në arsim, punësim dhe përfshirje sociale.

Këto gjëra i përkasin politikës dhe mund të adresohen në mënyrë më efikase nëse të rinjtë përfshihen dhe zëri i tyre dëgjohet më mirë", u shpreh kreu i qeverisë.

Ai shtoi më tej se vendi ynë ka shumë të rinj që besojnë dhe punojnë për drejtësinë sociale.

Nga ana e tij, Meta tha se kongresi në Tiranë ka qenë ëndrra e tij 23 vjet më parë dhe sot është një ëndërr që bëhet realitet.

Para nisjes së punimeve të kongresit të IUSY, Rama dhe Meta u panë duke pirë një kafe nën shoqërinë e disa të rinjve. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2016, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori