Rama: Opozita po i jep mbështetje morale kriminalitetit
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të opozitës për përkeqësim të treguesve të rendit në vend. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shprehet se PD duke akuzuar policinë po i jep mbështetje morale krimit dhe rrugaçërisë.

“Sulmet e vazhdueshme plot shpifje e ofendime të SHQUP-t ndaj Policisë së Shtetit, mbështetje morale për krimin dhe rrugaçërinë”, shkruan kryeministri.

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Krimi dhe rrugaçët hanë e pinë në një tavoline me kryeministrin, ndajnë favoret dhe shtetin si plaçkë lufte me kryeministrin, janë futur në polici, administratë dhe Kuvend për hesap të kryeministrit dhe i bëjnë karshillëk ligjit, policisë dhe me raste edhe ortakut kryeministër. Kur gishti tregon hënën budallai tregon gishtin” shkruan Basha në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori