Rama: Opozita gati për protesta
Pëlqej
Edi Rama
Kreu i PS-se Edi Rama duke reaguar per raportin e KE-se dhe refuzimin e statusit te vendit kandidat per Shqiperine deklaroi se ai flet qarte per korrupsionin. Sipas Rames, raporti nenvizon gjithe problemet e vendit dhe te qeverise dhe gjendja aktuale eshte e papranueshme.

"Opozita eshte gati per protesta"- tha Rama, duke i bere apel qeverise te pranoje oferten e PS-se per zgjidhjen e krizes politike qe ka kapluar vendin.

Në një komunikim me median, Rama sqaroi se ky refuzim thotë se Shqipëria humbet një tjetër tren për të mbërritur në BE.

“Është një rast për të ndarë me gjithë shqiptarët shqetësimin e madh lidhur me atë që mund të ndodh në të ardhmen e afërt nëse nuk i shqyrtojmë ato cështje që nënvizohen në dokumentin e BE-së”, nënvizoi Rama.

Sipas tij, Berisha ka dështuar dhe dokumenti që arsyeton refuzimin përbën momentin më dramatik të trajektores së dështimit të kësaj shumice. Duke i bërë thirrje kryeministrit të pranojë ofertën e Partisë Socialiste për zgjidhjen e krizës, Rama paralajmëroi nisjen e protestave që ai i cilësoi “të papara”. (albeu.com)
Shtuar më 10/11/2010, ora 13:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori