Pogba, mes PSG-së dhe Juventusit

Sipas Le 10 Sports, PSG ka vënë sërish syrin te Paul Pogba, i cili mund t’i japë fund kohës së tij me “Djajtë e Kuq” verën e ardhshme.

Francezi, i vendosur për të mos rinovuar kontratën, është po ashtu edhe në orbitën e Real Madridit, por francezët janë future sërish fuqishëm në lojë.

Përpos kësaj, Sport Italia siguron se destinacioni i preferuar i Paul Pogba është rikthimi në Torino. “Bardhezinjtë” do të ishin të gatshëm të shisnin Rabiot, McKennie dhe Ramsey për të paguar pagën që kërkon francezi./albnews.al


Shtuar 1.11.2021 15:15