Rama nxorri në dritë raportin e Dick Martyt, Meta: Kërkon të heqë vëmendjen
Presidenti Ilir Meta e ka quajtur kërkesën e socialistëve për të ngritur komision parlamentar për raportin e Dick Martyt një tendencë për të hequr vëmendjen nga problemet e qytetarëve.

“Parlamenti të ngrejë komision për këtë ligjin që lejon oligarkët të vjedhin çdo ditë shqiptarë. Dihet se kush i fabrikoi akuzat e Dick Martyt. Rama kërkon të heqë vëmendjen nga ata dhe të fusë përçarjen mes shqiptarëve”, tha Meta.

Kreu i shtetit deklaroi se me Edmond Panaritin në presidencë institucioni do të jetë në lartësinë e duhur. “Jam i bindur që me Panaritin, presidenca do të jetë në lartësi më të duhur për të kontribuar për çështjet madhore sepse shëndeti është më i rëndësishëm se të gjithë”, u shpreh presidenti.
Shtuar më 13/11/2020, ora 13:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori