Aksident në rrugën Borsh-Sarandë, shoferi dërgohet te Trauma në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Borsh-Sarandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi 50 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit shtetasi G. C., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë orëve të para të datës 14.07.2023, ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Borsh-Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Pas mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 10:11

Tags: