Rama nxjerr projektin e një rruge por harron një detaj të rëndësishëm (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e kësaj të hëne një lajm për qytetarët, teksa i ka njohur ata me projektin e një tjetër rruge.

Rama ka postuar në ‘Facebook’ pamjet e rrugës Kardhiq-Delvinë, duke shkruar se ky është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e gjithë zonës.

E megjithatë qytetarët nuk ia kanë përtuar Ramës për pakënaqësitë e tyre.

Madje njëri nga ta i ka kujtuar Ramës se projekti në fjalë nuk ka një datë të saktë mbarimi.

Në Shqipëri ende vazhdon tradita që projektet të mos përfundojnë në kohë. Kompanitë zvarrisin këto projekte ndërsa qeveritë bëjnë sikur nuk i shohin. faturën e paguajnë qytetarët të cilëve u dëmtohen automjetet ose janë të detyruar të thithin pluhrin e shkaktuar nga ndërtimet.

Si shembull është ndërtimi i hyrjes në qytetin e Pogradecit që ka qenë tmerr për banorët./albeu.com/
Shtuar më 21/05/2018, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori