Rama nxjerr kokën e tregohet arrogant me gazetaren: Mos më shih në ëndërr!
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama është rikthyer në formë dhe ka nisur sulmet plot ofendime dhe ironi ndaj gazetarëve.

Një tjetër përplasje ka ndodhur sot në konferencën për shtyp në Elbasan, ku njërën nga gazetares i sygjeroi të flinte gjumë dhe të mos e shihte atë në ëndërr.

Replikat e Ramës me gazetaren:

Gazetarja: Zoti kryeministër këtë mandat të dytë neve ju kemi parë të ndiqni me vëmendje rekrutimet në administratë dhe kryesisht drejtuesit e institucioneve.

A mund të na thoni çfarë mënyrë rekrutimi keni përdorur për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufi i cili sot është drejtori i transporteve në Laç?

Rama: Ju më keni parë mua duke ndjekur rekrutimet por do me keni parë në një ëndërr, se unë nuk merrem me rekrutime.

Rekrutimet i bëjnë institucionet dhe ato ndjekin të gjitha procedruar Është edhe kohë e freskët, bie shi është një shi pi pranueshëm, ju këshilloj të bëni një ecje në shi dhe shpresoj që herën tjetër të jeni tërësisht zgjuar. /albeu.com/

Shtuar më 13/03/2018, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori