Rama nxjerr gazetarët jashtë sallës
Kryeministri Rama njihet për qendrimet e tija armiqësore ndaj medias dhe gazetarëve dhe duket se kështu ka vepruar edhe kësaj radhe.

Ai nuk ka lejuar asnjë gazetar që të ndjekë punimet e Kongresit të PS-së brenda në sallë duke vendosur monitorë jashtë saj, pikërisht në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë që ekranet LED e PS janë vendosur dhe në sheshin “Nënë Tereza”, deri tek hotel “Rognerit”.

Pas punimeve të Kongresit është programuar dhe prezantimi i Erjon Veliajt si kandidat për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori