Zhurmoi Blloku, Sezer hap sallonin e ri! Shërbimet dhe surprizat

Sezer Erslan, i njohur masivisht si Sezer Hairstyle, ishte i ftuar sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku rrëfeu prapaskenat nga eventi gala i hapjes së studios së tij të re. Me 25 vende të shtuara për klientët dhe me një staf profesionist të zgjeruar, Sezeri zbulon edhe risitë e stuiods më të madhe në llojin e saj në Ballkan.

“Extension i kemi hapur për të gjithë Europën, ne tashmë i dërgojmë në të gjithë Shqipërinë dhe Ballkanin. Përgatitjen dhe kuzhinën e kemi hapur vetë, përpunojmë vetë flokët. Kemi sistemin tonë, stilin tonë, ngjyrën tonë të identifikuara me Sezer Hairstyle dhe tani i vendosim dhe në extension. Që tani në Hollandë, Gjermani dhe Itali ka filluar lëvizja.” – shprehu stilisti i flokëve.

Eventi ishte i mbushur me personazhet më të njohur në botën e televizionit shqiptar, të cilët janë njëkohësisht klientë të besuar të Sezer. Me muzikë dhe argëtim, ata u prezantuan me ambjentet e reja të parukierisë.

“Ne kemi pasur kërkesën për më shumë vend dhe prandaj jemi zgjeruar. Duke qenë klienti i kënaqur, ka qëndruar dhe na ka besuar.” – tha Sezer në studion e Ermal Peçit, – “Gjithë kohës dalin në televizor apo në videoklipe dhe prandaj kërkojnë mendimin tim. Shumë guxim nuk kanë, e kanë sikletin por çdo 6 muaj mund të bëjnë një ndryshim në flokë.”

Sezeri zbuloi se brenda muajit Qershor do të hapë edhe ambjentin e dytë, një studio për meshkujt vetëm pak metra larg studio së re.

“Kemi pasur shumë kërkesa nga meshkujt prandaj në të njëjtën lagje përballë kam hapur studio për meshkujt. Pas një muaji mendoj se do të jetë në funksionim.”

 


Shtuar 17.05.2022 19:14