EMRI/ Transportonte armë drejt Kosovës, arrestohet 34 vjeçari në Tropojë

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, Sahit Gega, 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë, pasi u kap duke transportuar armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës.

34-vjeçari po transporte me automjetin e tij tip “Volsëagen” dy armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak.

Materialet e kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “ Trafikim i armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njofitmi i policisë:

Tropojë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Sahit Dega, 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volkswagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /albeu.com

 


Shtuar 20.02.2022 09:42