Rama: Nuk terhiqemi nga transparenca e zgjedhjeve
Albeu.com
Kryetari i PS-së Edi Rama ka deklaruar sërish se opozita nuk do të ndalet dhe as do të zmbrapset nga rruga e saj për transparencë. Duke folur në protestën e radhës Rama theksoi se beteja e opozitës nuk është për interesin e pushtetit por për interesin publik.
"Kjo betejë nuk është beteja e një partie kundër një tjetre, por kundër një pushteti që cënon liritë dhe të drejtat" theksoi Rama.

"Këta djem e vajza me një grevë urie unikale në historinë e këtij vendi dhe do të mbahen mend në histori si një kontribut për lirinë dhe demokracinë duke sfiduar gënjeshtrën në pushtet" shtoi më tej Rama duke shtuar se Berisha nuk i hap kutitë se nuk përballet dot me të vërtetën.

Më tej kreu i opozitës theksoi se në kutitë e 28 qershorit fshihet një mashtrim i madh që Berisha ka frikë të përballet dhe për këtë arsye i mohon të drejtën popullit të tij të shohë votën.
Shtuar më 18/05/2010, ora 21:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori