Tensionet në veri të Kosovës, reagon këngëtari: Këtu ka pasur zot shtëpie që prej ekzistencës

Pas Stresit, ka reaguar edhe këngëtari i njohur Xhonaton Isufi i njohur si Don XHoni  lidhur me situatën e tensionuar, që është krijuar në Veri të Kosovës mbëmjen e 31 korrikut.

Këngëtari ka postuar një foto të ushtrisë së Kosovës krahas së cilës shkruan: Zot shtëpie këtu ka pasur që nga ekzistenca!

Kujtojmë se edhe Stresi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar mes forcave serbe dhe atyre të Kosovës, në veri. Me anë të një statusi në InstaStory, Stresi u shpreh se kërcënimi serb po bëhet për popullin e Kosovës. Ai i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë dhe ta mbështesim Kosovën pasi jemi një gjak.

Madje reperi u shpreh se është gati të sakrifikojë dhe jetën e tij për ta mbrojtur atë./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 19:48