“Rama nuk lejoi që në Kavajë të ndodhte një 21 Janar i dytë”
Gazetari dhe analisti Andi Bushati, në një shkrim të tijin botuar në portalin Lapsi.al, shkruan se Rama, duhet falënderuar ditën e sotme, për vendimin për tërheqjen nga zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

Sipas Bushatit, Rama tregoi sot se ai nuk do që të përsëritet një 21 Janar.

“Po, po edhe ashtu frikacak, i paburrë dhe i zbythur si mund t’u duket disave, sërish duhet falenderuar.

Ajo që ka bërë sot është e njëjtë me të vetmin akt fillestar që i është përmbajtur që prej ditës së parë të qeverisjes së tij: asaj kur hoqi gardhin e Kryeministrisë.

Duke qenë njëri nga ata që ka mbrojtur me forcë idenë se për të ruajtur atë gardh nuk mund të justifikohej vrasja; duke patur bindjen se sado gabim ta ketë një turmë, një Kryeministër nuk mund të qëllojë me plumba për hir të nderit të vet; duke këmbëngulur se aq më pak këtë të drejtë e ka një lider kleptokrat dhe abuziv, mendoj se Edi Rama bëri këtë të premte një nga aktet më të mira të qeverisjes së tij.

Ai nuk lejoi që në Kavajë të bëhej 21 janari i tij. Ai pranoi ta tallin si frikacak, ta përbuzin si të pabythë, ta përqeshin si ankthioz, duke refuzuar ta respektojnë si vrasës dhe t’i përkulen si i fortë.

Por, thënë këtë, pra pavarësisht se për tërheqjen e tij aspak të lavdishme ai duhet lavdëruar, duhet paranuar gjithashtu se vendimi për të tërhequr kandidatin e Kavajës, e nxjerr zbuluar Edi Ramën”, shkruan Bushati. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2017, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori