Makina përplaset me trafikndarësen në Elbasan-Tiranë, plagoset 24-vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur në autostradën Elbasan-Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierët ndarëse të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në urën e Lumit Kushe.

Mësohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën.

Si pasojë e goditjes, shoferi 24-vjeçar ka pësuar lëndime dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./Albeu.com/


Shtuar 21.08.2023 10:56