Rama nuk i ndahet me urdhëra Veliajt: Nesër të rregullosh kanalin!
Kryeministri Edi Rama, pas tërmetit, ka vijuar takimet edhe pasditeve në familjet e prekura.

Ai mbrëmjen e sotme ishte i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa kanë vizituar nga afër një familje në Vishnje, banesa e të cilës u dëmtua nga tërmeti i 21 shtatorit.

Sot familja e Rifat Agës u gëzua me banesën e re, ndërsa ishte Rama që i dorëzoi çelësat e banesës gruas së efektivit të policisë rrugore.

I zoti i shtëpisë, Rifat Aga punon prej 30 vitesh punon në forcat e Policisë së Rendit. Ai falënderoi Bashkinë e Tiranës për përkushtimin për t’i qëndruar pranë familjeve të prekura nga tërmeti, si dhe kompaninë e ndërtimit të drejtuar nga Avenir Kika që bëri të mundur rindërtimin e shtëpisë.

Por pas disa porosive të ashpra që Rama i ka caktuar Veliajt, siç bëri bujë ajo në një familje kur kryeministri me një ton urdhërues i tha kryebashkiakut që të ngrihej në 4.30 dhe të vinte në mëngjes të lyente shkallën e pallatit, Rama ka vazhduar edhe sot me porosi të tjera, shkruan Noa.al.

Rama nuk nguroi që të t’i linte një detyrë kryetarit të Bashkisë, Veliaj, që të rregullonte dhe kanalin që kalonte në atë rrugë. Sakaq, Veliaj tha se pas ndërtimit të banesës do t’i vinte radha edhe kanalit.

Pjesë nga biseda Rama-Veliaj:

Veliaj: Zoti kryeministër Rifati është një oficer policie, që ka punuar për qarkullimin më parë e tani në Durrës, ku ruan pallatet e evakuara.

Rama: Po këtë kanalin do ja rregulloni? Ca është ky kanal? Do e rregulloni?

Veliaj: Po bëmë shtëpinë njëherë, pastaj do rregullojmë dhe kanalin.

Rama: Jo pastaj! Kanali duhet bërë nesër!

Veliaj: Fillimisht shtëpia, pastaj kanali.

Rama dhe Veliaj më pas hyjnë në banesën e re të familjes Aga.

Rama: Po ndonjë lëng frutash ke sjellë sot?

Veliaj: Sot që kam ditëlindjen, kam sjellë tortë dhe lëng frutash.

Rama: Sot ka ditëlindjen kryetari i bashkisë. Bëhet 40 vjeç

Veliaj: 20 vjeç (qesh)

Rama: Bohet 40 vjeç

Veliaj: Përtej humorit kryeministrit, Rifati është efektiv policie. Për ne dhe Avenirin ishte prekëse si histori që të mbarojmë punë me Rifatin dhe më pas me të tjerët që kanë probleme.

Rama: E kanë bërë të bollshme shtëpinë apo e kanë mbajtur dorën?

Më pas biseda zhvillohet mes kryeministrit dhe pjesëtarëve të familjes, për banesën e re.
Shtuar më 17/12/2019, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori