Rama: Nuk hyjme ne kuvend pa hapje te kutive
Albeu.com
Kreu i PS-së Edi Rama hodhi poshtë gjithçka që u tha dhe u deklarua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Në daljen e tij publike Rama nuk hoqi dorë nga hapja e kutive të votimit që sipas tij nuk u ndalua të bëhej në deklaratën e Çavushoglu.Rama e mbështeti këtë si pjesë e rëndësishme e hetimit parlamentar pa të cilin PS nuk futet në parlament.
"Delegacioni i KiE nuk përmendi kutitë. Askush nuk tha që kutitë nuk hapen. Pa hapje të kutive nuk ka rifillim të jetës parlamentare. Nuk hetohen zgjedhjet pa hapur kutitë", shtoi ai.
Rama deklaroi se PS-ja i jep një përgjigje negative ofertës së opozitës për ngrijen e komisionit hetimor të zgjedhjeve, por pa hapur kutitë. "Ofertës për krijimin e komisionit që ndalohet t'i qaset kutive ne i përgjigjemi për jo. Ndaj
ftoj Berishën të pranojë ofertën pa pasur frikë nga hapja e kutive ", shtoi Rama.
Kryesocialisit Rama ka falenderuar delegacionin e KiE për mbështetjen e ofruar në zgjidhjen e krizës.
Shtuar më 23/02/2010, ora 20:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori