Rama: Nuk heqim dore nga e verteta e zgjedhjeve
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Berisha theksoi se opozita nuk do të heqë dorë nga e vërteta e zgjedhjeve.
"Saliun e ka dëshpëruar përballja me të vërtetën, dhe unë i them këtu se ne nuk heqim dorë nga roli i dëshmitarit por edhe përballja me dëshmitë rrënqethëse të borxhit publik" theksoi Rama.

Duke iu referuar edhe deklaratat e kryeministrit Berisha për lirinë e mediave Rama theksoi se ai duhet të ndalojë kontrollin e Televizionit Publik Shqiptar.
"Në emer të atyre që janë në grevë urie e paralajmëroj sot tutorin e këtij ekrani se në qoftëse shfaqja e ulët e TVSH-së nuk merr fund atëherë do të ndalet edhe kontributi i çdo shqiptari për tvsh-në" theksoi Rama.

Ai është shprehur se këto janë karakteristika të një mbretërie të pashpallur që grabit votat për interesa personale.
"Kjo është fytyra e mbretërisë së pashpallur, që grabit votat për të rrëmbyër pasurinë. Kjo është fytyra e së ardhmes sonë në rast se ne nuk zhdukim të shkuarën", ka theksuar Rama.

Duke ju drejtuar Berishës Rama këmbënguli se nuk ka asnjë vendim gjykate që ndalon hapjen e kutive të votimit.
"Nëse ka një vendim siç t'i thua unë të ftoj ta bësh publikun vendimin e gjykatës që pengon hapjen e kutive pasi shqiptarët dinë të lexojnë", theksoi Rama. Ata që u dershën në det proteste, vijoi ai, nuk janë telespektatorë që do ta ndjekin pa fund kalvarin e grevistëve". "Kjo nuk është luftë mes dy palësh por mes njerëzve të lirë dhe botës së nënshtruar nga interesat e një oborri", theksoi Rama.
Shtuar më 04/05/2010, ora 02:38
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori