Rama nuk heq dorë nga zgjedhjet e qershorit
Kryeministri Edi Rama vazhdon të këmbëngulë se zgjedhjt do të mbahen në 30 qershor.

Ai ftoi përsëri palët për të dialoguar dhe ti jepet një zgjidhje situatës, por jo të negociojnë Kushtetutën si ligj themelor.

"Raporti tregon dhe çfarë ajo opozitë duhet të bëjë sot në vend të asaj që po bën. Ne mbetemi të vendosur të stimulojmë një proces dialogu me opozitën por pa diskutim nuk kemi asnjë gadishmëri për të negociuar Kushtetutën si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit dhe jo partive. Kemi gadishmërinë të dialogojmë por asnjëherë nuk negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësinë e këtij parlamenti.

Detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të së cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur tu themi: na falni por ata që nuk na zgjodhën do kenë prioritet në raport me ata që na zgjodhën": - tha Rama.





Shtuar më 30/05/2019, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori