Rama nuk harron porosinë që i la Veliajt: I paskeni lyer muret?
Ditën e sotme kryeministri Rama ka vizituar një prej familjeve e cila është strehaur në banesat sociale në Shkozë.

Rama ka shkuar në banesën e tyre në një prej pallateve në Shkozë dhe ajo që i ra në sy ishte lyerja e shkallëve të pallatit.

Ai nuk harroi porosinë që i kishte dhënë Veliajt një javë më parë, duke i thënë se tashmë shkallët shkëlqejnë, por kryetari i Bashkisë Tiranë i tregoi se ishin në një pallat tjetër.

Rama: I paskeni lyer muret?

Veliaj: Është tjetër shkallë.

Rama: Shkëlqekan muret, shkëlqekan.
Shtuar më 09/12/2019, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori