Ditën e djeshme ish- kryeministri Sali
Berisha shkroi se kreu aktual i ekzekutivit Edi
Rama kishte blerë një këmishë 25 mijë dollarë në Nju
Jork.
Pas kësaj reagoi vetë Kryeministri Edi
Rama i cili shkruan se do të çojë në gjykatë ish-kryeministrin
Berisha nën akuzën e
shpifjes.
“S'jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar) çdo përhapës i
shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!
Kjo shpifje do shkojë në gjyq. "Hugo Bossi" im quhet Arjan, qepja si në Nju
Jork çmimi si në Tiranë.
Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopsht”, shkruan
Rama.
Shtuar më 14/10/2018,
ora 12:58