Rama nuk duron më, dërgon policë nga Tirana për të nënshtruar kuksianët e revoltuar
Prej më shumë se 2 orë e gjysëm, Rruga e Kombit është bllokuar tërësisht nga protestuesit të cilët kanë shkatërruar çdo gjë.

Kabinave dhe traut ku mblidheshin taksat u është vënë zjarri ndërkohë policia është tërhequr.

Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se me urdhër të qeverisë janë nisur forca të shumta policie nga Tirana për të qetësuar qytetarët e revoltuar.

Deri më tani situata duket mjaft e rëndë ndërkohë nuk dihet nëse ndërhyrja e shtetit do t'a qetësojë apo përkeqësojë gjendjen. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2018, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori